Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike ka njoftuar këtë të martë protestën e radhëz, që do të mbahet para selisë së PD.
Në posterin e shpërndarë për protestën, komisioni bën me dije se protesta do të jetë kombëtare dhe qëllimi i saj është që selia e PD të mos kthehet “në bunkerin e pengut, por në shtëpinë e demokratëve”.
Protesta do të zhvillohet të shtunën në orën 12:00 përpara selisë së Partisë Demokratike.
Në një deklaratë të mëhershme Komisioni për Rithemelimin e PD akuzoi Bashën se ka vendosur dyer të blinduara në ambientet e brendshme dhe ka fortifikuar dritaret. Sipas Komisionit këto ndryshime e kthejnë selinë e PD në bunkerin e Bashës./Opinion.al