Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komandanti francez: Grekët të kuptojnë se Shqipëria ka të drejtë të ekzistojë…

2022/07/21 at 4:01 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Komandanti francez: Grekët të kuptojnë se Shqipëria ka të drejtë të ekzistojë…

“L’Éclair” ka botuar, të hënën e 15 shtatorit 1919, në faqen n°2, letrën e Felix Holtz, ish-komandantit francez të Batalionit të Parë të kombësorëve shqiptarë në Korçë, në lidhje me mbrojtjen e interesave të Shqipërisë,  të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :


Çështja e Shqipërisë

Një popull që pretendon të drejtën e tij për të ekzistuar

Ne kemi marrë letrën e mëposhtme nga komandanti Felix Holtz, ish-komandant i Batalionit të Parë të këmbësorëve së shqiptarëve. Ne nxitojmë ta botojmë atë :

“Ndër çështjet që i interesojnë Gadishullit Ballkanik, është një që ende pak njihet, por që gjithsesi do të duhet të zgjidhet : bëhet fjalë për çështjen shqiptare.

Shqiptarët formojnë një grup etnik të përcaktuar në mënyrë perfekte dhe Konferenca e Londrës ka vendosur tashmë shumë qartë kufijtë e vendit : në veri, mirditorët dhe malësorët katolikë; në qendër, gegët myslimanë; në jug, toskët, që përbëjnë tre të katërtat e popullsisë ortodokse greke.

Por shqiptarët, qofshin katolikë, myslimanë apo ortodoksë, pretendojnë vetëm kombësinë shqiptare; gjuha e tyre është me origjinë latine; veshja dhe zakonet e tyre janë të veçanta.

Nëse deri më tani shqiptarët nuk janë dukur të kërkojnë energjikisht të drejtën e tyre për ekzistencë, kjo është sepse ata shpresojnë se pushtetet do të marrin parasysh të drejtën e tyre për vetëvendosje dhe se ato do t’u lënë atyre autonominë e tyre.

Dikush mund të pyesë veten nëse shqiptarët janë të aftë të administrojnë veten; megjithatë, nën Princin Vidin, revolucioni shpërtheu pikërisht sepse në krye ishte vënë një i huaj, i cili nuk dinte të kuptonte mentalitetin e tyre. Por ata që kanë banuar në Shqipëri gjatë luftës e dinë se në të vetmen zonë të Korçës, të pushtuar nga trupat tona, shqiptarët, nën mbrojtjen tonë, kanë organizuar dhe administruar në mënyrë të përsosur punët e vendit të tyre, kanë krijuar shkolla kombëtare, kanë menaxhuar financat në në një mënyrë kaq të ndershme, saqë, të privuar nga 700.000 franga nga grekët të cilët u detyruan të largoheshin nga Korça, ata mundën, pas disa kohësh, të rimëkëmbnin kapitalin e tyre.

Nga pikëpamja ushtarake ata mundën, me ndihmën e disa oficerëve francezë, të organizonin një forcë policie dhe një batalion që kontribuoi në tërheqjen (largimin) e austriakëve dhe bullgarëve. Batalioni është cituar, për më tepër, në urdhrin e ushtrisë.

Ushtria trime shqiptare, duke përparuar në tokën shqiptare, përjetoi ndjenjat e alzasienit (banor në Alsace) që luftonte për Alsace-Lorraine; shumë të guximshëm, shumë luajalë, besnikë ndaj fjalës së tyre, ata e kanë vendosur besimin tek Franca. Ata e njohin atë si çliruesen e të gjitha kombeve të shtypura. Franca, duke u dhënë atyre ndihmën e forcës së saj morale, do t’u kthejë atyre ndihmën që i sollën trimërisë së oficerëve, dhe grekët, që në të kaluarën kishin nevojë për mbështetjen e Francës dhe aleatëve të saj për të patur të drejtën e tyre për të ekzistuar, duhet të kuptojnë, nëse udhëhiqen vetëm nga parimet e drejtësisë, se edhe Shqipëria ka të drejtë të jetojë.”

 



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Tjetërsuan një godinë në hotel, pezullohen 7 zyrtarë të Kadastrës së Tiranës

Sulmi kibernetik ndaj e-Albania, Prokuroria nis hetimet

“I dënuar për prostitucion”, reagon kryebashkiaku i PS: Shantazh i Gaz Bardhit

“I dënuar për prostitucion”, reagon kryebashkiaku i PS: Shantazh i Gaz Bardhit

Kundërpërgjigje Putinit: Kosova s’është Donbas

Putin i sëmurë? Çfarë thotë Kremlini
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}