Kronikë

Kokaina në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit”, SPAK merr në dorëzim dosjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:23 - 31/07/21 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur  ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për Bajron Gumenin, menaxher i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, në kontejnerët e së cilës në Portin e Durrësit u kap tre herë kokainë brenda pak ditësh.

Kujtojmë se Gumeni u arrestua më 13 korrik në Durrës pas kapjes së 11 kg kokainë në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit”. Fillimisht hetimet u kryen nga Prokuroria e Durrësit dhe tashmë dosja i ka kaluar SPAK pasi ka dyshime se trafiku i drogës është kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në kërkim është shpallur edhe administratori i kompanisë Eduart Dauti.
Në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit” janë sekuestruar edhe dy sasi të tjera kokainë me 23 korrik dhe një tjetër 2 ditë më parë./Opinion.al

Pas