Kronikë

FOTO/ I preu fytin gruas në Greqi, vrasësi shqiptar del para gjykatës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:21 - 31/07/21 |
Opi Nion

40-vjeçari shqiptar i cili vrau gruan e tij në Daphne të Greqisë, është dërguar ditën e sotme në gjykatë dhe më pas iu dorëzua komisariatit, ku do të lihet në qeli deri në marrjen e një dënimi.

Autori është identifikuar si Florand Shehu, teksa është shfaqur kokë ulur para gjykatës të Athinës, ndërsa mësohet se para trupës gjykuese ai ka qëndruar i heshtur.

Kujtojmë se një ditë më parë 40 vjeçari u vetëdorëzua në polici pasi kishte vrarë me thikë bashkëshorten e tij Anisën, pas një sherri për xhelozi.

Ekzekutimi i viktimës, nënë e një fëmije të mitur ka shokuar opinionin grek dhe shqiptar, marrë shkas nga mënyra se si autori vrau bashkëshorten duke i prerë fytin.

 

Pas