Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kodi i ri i Kuvendit, Ramës i ndalohen atletet, deputetët nuk do të përdorin celularin në seancë

2017/10/08 at 3:24 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kodi i ri i Kuvendit, Ramës i ndalohen atletet, deputetët nuk do të përdorin celularin në seancë

I lajmëruar prej ditës së enjte nga salla parlamentare, propozimi për një kod të sjelljes së deputetëve të Shqipërisë është depozituar në Kuvend dhe përfshirë në axhendën e tij.


Kodi, i cili rregullon jetën brenda dhe jashtë sallës së parlamentit të deputetëve, i referohet rregullores së kuvendit sa i përket masave ndëshkuese të parashikuara në raste shkeljesh.

I depozituar në datën 4 tetor 2017, projektvendimi “Për miratimin e Kodit të sjelljes së deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ka ardhur me kërkesë të deputetëve të majtë, si në mazhorancë ashtu edhe në opozitë.

I dakordësuar në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve të mbajtur një ditë para seancës plenare të 6 tetorit, projektvendimi synon të përcaktojë rregulla për standartet e sjelljes gjatë veprimtarisë së tyre si dhe për të fituar besimin e publikut përmes transparencës dhe mbajtjes së përgjegjësive.

Kodi përqendrohet kryesisht tek konflikti i interesave, deklarimi dhe kontrolli i pasurive, veprimtaritë jashtë-parlamentare por edhe ato brenda në Kuvend.

E është pikërisht neni 10 i këtij projektvendimi, ku përcaktohen rregullat e sjelljes së deputetëve në kuvend, të cilat vijnë si zgjerim apo zgjatim i nenit 62 të Rregullores së Kuvendit. Por ndërsa në rregulloren e kuvendit veprimet ofenduese ndaj çdo deputeti konsiderohen të barabarta, Pika c) e projektvendimit të propozuar tregon një kujdes të veçantë për drejtuesin e seancës kur shprehet se..

‘..deputeti nuk duhet të përdorë fjalë fyese që cenojnë personalitetin e drejtuesit të seancës…’

Një tjetër parashikim i nenit 17 pika 1 kërkon që..

‘…deputeti të mos shfaqë asnjë formë diskriminimi dhe stereotipizmi në gjuhën e përditshme, në fjalime politike apo dhe gjatë diskutimeve në Kuvend…’

E në rast se kjo ndodh, pika 3 e po këtij neni rezervon të drejtën që për çdo shkelje të listuar në pikën 1 të nenit, të zbatojë masat disiplinore sipas procedurave të përcaktuara në Pjesën e Parë, Kreu IX të Rregullores së Kuvendit e cila parashikon minimalisht tërheqje vëmendje dhe në rastin më të keq përjashtim nga pjesëmarrja deri në 10 ditë.

E nëse ky Kod miratohet kështu si është shkruar, duket se veç fjalëve fyese, diskriminimit apo stereotipizmit që përbëjnë pjesën dërrmuese të fjalimeve në foltoren e seancave plenare, një tjetër ndryshim do të vijë për jetën parlamentare shqiptare.

Neni 11 i Kodit të Sjelljes për deputetët përcakton se..

‘… gjatë zhvillimit të punimeve të Kuvendit në komisione dhe seancë plenare, deputeti duhet të paraqitet me veshje zyrtare…’

Edhe pse nuk është e qartë se çfarë ndodh në rastin kur ka shkelje, duket se tashmë të vetmit deputet që mund të vijojnë të shohin kryeministrin Rama me tuta apo atlete, do jenë ata europianë.

Gjithashtu në këtë kod thuhet që ‘gjatë zhvillimeve të seancave plenare dhe mbledhjeve organe të Kuvendit, si rregull, deputeti nuk duhet të përdorë telefoninë e lëvizshme’.

/AbcNews

Etiketa: atletetcelularideputetetkodi i ri i kuvenditrama


Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Bota

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

30 Qershor, 2026 10:47 pm
Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Para
Helikopteri ulet në fushën e futbollit në mes të lojes, ndërpritet ndeshja

Helikopteri ulet në fushën e futbollit në mes të lojes, ndërpritet ndeshja

Menuja e televizioneve, nga gara e programacioneve te çmimet e reklamave

Menuja e televizioneve, nga gara e programacioneve te çmimet e reklamave

Hetuesit: Pamjet filmike nxjerrin blof Bekteshin

Hetuesit: Pamjet filmike nxjerrin blof Bekteshin
















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}