Kryesore

KLGJ shkarkoi Dvoranin, Meta: Vendim i vonuar por pozitiv


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:20 - 12/06/20 |
Al Do

Presidenti Ilir Meta ka dalë edhe këtë javë në një konferencë për mediat ku ka bërë pasqyrim të punës së tij gjatë kësaj jave dhe ka shprehur vlerësimin e tij për disa çështje të interesit publik.

I pyetur për një mendim rreth vendimit të KLGJ për shkarkimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata e Lartë dhe KED, Meta tha se ky ishte një vendim i vonuar por i drejtë.

“Mendoj se qëndrimi im ka qenë i kushtetutës dhe ligjit që në momentin e dekretimit të anëtarit të parë të  Gjykatës së Lartë, vendimi i djeshëm ishte i vonuar por pozitiv për të ruajtur integritetin e drejtësisë.”, tha Meta duke shtuar se për të “nuk kanë qenë të rëndësishëm individët” por, “respektimi i kushtetutës.”

Presidenti Meta u shpreh edhe në lidhje me dekretin e tij për shpalljen e zgjedhjeve lokale të vitit 2019 e cila pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

“Për çështjen e dekretit për zgjedhje të përgjithshme apo lokale, presidenti do të veprojë në raport me kushtetutën dhe do të dëshironte të vepronte me logjikën normale të ngjakeve. Për mua edhe zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore duhet të ishin mbajtur dje. Do të jem tepër i vëmendshëm në përmbushje të detyrimeve kushtetuese.”, tha Meta. /Opinion.al

Pas