Kronikë

Kishte detyrë të njoftonte policinë, kryeplaku kultivonte vetë kanabis


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:11 - 06/07/20 |
Opi Nion

Policia ka arrestuar kryeplakun e fshatit Prishtë,në Njësinë Admininistrative Çepan në rrethin e Skraparit pasi kultivonte bimë narkotike.

Mësohet se autoritetet kanë sekuestruar 295 bimë kanabis. I arrestuari është identifikuar me inicialet J.L,39-vjeç, banues në fshatin Prishtë në Skrapar.

Gjithashtu duke mbajtur detyrën si kryeplak i fshatit, ai kishte detyrim ligjor që të ushtronte kontrolle territori dhe te njoftonte Policinë e Shtetit për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme./ Opinion.al

Pas