Politikë

COVID-19 në Shqipëri, Meta: Neglizhenca ka kosto të rënda


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:28 - 06/07/20 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas situatës së krijuar ditët e fundit nga koronavirusi në vendin tonë.

Meta shprehet në një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, se dy prioritetet kryesore për të cilat duhet të angazhohemi të gjithë janë përballimi me sukses i COVID-19 dhe plotësimi i 15 kushteve për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Meta shkruan në mesazhin se neglizhenca e dy prioriteteve ka kosto shumë të rënda për qytetarët dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Postimi i Metës

Dy prioritetet kryesore për të cilat duhet të angazhohemi të gjithë janë: Përballimi me sukses i COVID-19 dhe plotësimi pa vonesë i 15 kushteve për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Çdo neglizhencë në këto dy prioritete ka kosto shumë të rënda: E para jetën e qytetarëve tanë, e dyta të ardhmen e Shqipërisë./ Opinion.al

Pas