Aktualitet

Kim takon ministren e Financave: Forconi masat kundër pastrimit të parave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:39 - 08/10/21 |
Opi Nion

Ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj.

Në një postim në Twitter, Kim shkruan se SHBA nxit forcimin e masave kundër pastrimit të parave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien.

“U takova dje me ministren e re të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj për ta uruar atë për emërimin. SHBA nxit forcimin e masave kundër pastrimit të parave, mbështet fiskalizimin dhe digjitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien. Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investimet amerikane. Kjo është lidhja mes demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, shkruan ambasadorja Kim./Opinion.al

Pas