Aktualitet

Kim takon Kreun e SPAK: SHBA do të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:05 - 25/08/22 |
Opi Nion

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën, pas vizitës së këtij të fundit në Uashington.

Në një postimi në “Twitter”, Kim shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë ta mbështesin punën e SPAK dhe të institucioneve të tjera të reformës në drejtësi.

“Kënaqësi për të mirëpritur sërish kreun e SPAK-ut Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon më tej bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi”-shkruan Kim.

Kujtojmë se një ditë më parë, ambasadorja Kim reagoi ashpër në rrjetet sociale duke thënë se kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk duhet të pranohen më si “normale”, dhe se këto sjellje nuk i përkasin një vendi të NATO-s që ka hapur negociatat me BE-në.

Pas