Aktualitet

Kishte fshehur një 17-vjeçare në bagazh, arrestohet 23-vjeçari në pikën kufitare



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:21 - 25/08/22 |
Opi Nion

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia ndërsa një 17-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi në hyrje të Republikës së Shqipërisë tentuan të kalonin në mënyrë të paligjshme në një shtetase të mitur.

Policia bën me dije se në Pikën Kufitare Qafë Prush, shërbimet e Policisë Kufitare, kaluan në vijë të dytë për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. LL. dhe me pasagjer një 17-vjeçar.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjet e fshehur një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, përmes ndihmës (transportimit) të dhënë nga shtetasi D. LL. dhe 17-vjeçari.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë D. LL., 23 vjeç, rezident në Londër, si dhe proceduan në gjendje të lirë 17-vjeçarin, banues në Kosovë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe shtetasen e mitur për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë edhe e mitura që tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

Pas