Aktualitet

Kërkuan azil në Francë, riatdhesohen 50 shqiptarë


               Publikuar në : 18:23 - 12/06/19 |
Opi Nion

Autoritet franceze kanë rikthyer në Shqipëri 50 persona të cilët kishin kërkuar azil. Ky është avioni i dytë brenda 1 jave pas kthimit të grupit të parë me 200 azilkërkues, të cilët kanë shkelur rregullat e migracionit në Francë.

Ndërkohë, zv/ministria e Brendshme Rovena Voda ka theksuar se çdo përpjekje për kërkim azili është e kotë, sepse Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta, ndaj ajo ka bërë thirrje për të mos ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, por të kërkojnë rrugë ligjore për t’u punësuar në vendet e BE-së

Sipas Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj, riatdhesimet janë rritur jo vetëm nga Franca por dhe nga vendet e tjera të BE./ Opinion.al E.Xh.

Pas