Kryesore

Pas takimit me Metën, Shehi: Nuk ka avancim për çështjen zgjedhore


               Publikuar në : 19:17 - 12/06/19 |
Opi Nion

Ka përfunduar takimi mes Presidentit Ilir Meta dhe partive aleate të PD. Në këtë  takim presidenti ka konsultuar me partitë opozitare për caktimin e një date të re për zgjedhjet vendore, pas shfuqizimit të dekretit për 30 qershorin.

Në këtë takim kanë shkuar Agron Duka, Dashamir Shehi, Vangjel Dule, Arjan Madhi dhe Nard Ndoka.

Lreu i LZHK, Dashamir Shehi, pas takimit foli për mediat, duke thënë se data e zgjedhjeve duhet të jetë derivat i palëve dhe jo i njëanshëm.

“Takimi ishte shumë pozitiv. Për sot gjykojmë se është bërë një hap i vogël, por në drejtimin e duhur. Nuk ka avancim për çështjen zgjedhore. Gjithçka do të caktohet në ditët në vijim, por jemi më afër për një dialog. Besoj jemi më afër një paqtimi mes palëve dhe për një datë që mund të jetë e pranueshme për të gjitha palët”, tha Shehi.

Shehi tha se presidenti do të thërrasë në takim përfaqësues të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialsite për Integrim dhe Partisë Socialiste./ Opinion.al E.Xh.

Pas