Aktualitet

Kërkesa e SPAK për Alqi Bllakon, 5 deputetë të PD-së kërkojnë mbledhjen …


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:34 - 30/03/22 |
Opi Nion

Edhe pse Alqi Bllako ditën e sotme dorëzoi zyrtarisht mandatin e deputetit, disa deputetë të Partisë Demokratike i kanë kërkuar kryetares së Kuvendit që të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos.

“Në mbështetje të nenit 13, pika 6 dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkojmë thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e mërkurë, datë 30.03.2022, ora 18:00 për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, depozituar në Kuvendin e Shqipërisë me shkresën nr. 1274 prot., datë 29.03.2022, për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë z. Alqi Bllako, së bashku me relacionin përkatës të arsyetuar”, thuhet në letër.

Më herët Kuvendi njoftoi se mbledhja nuk do të zhvillohet pasi deputeti Alqi Bllako ka depozituar në Kuvend deklaratën dorëzim të mandatit të deputetit dhe si rrjedhojë Kuvendi nuk mund të vazhdojë procedurat për shqyrtimin e kërkesës së SPAK.

Kërkesa e PD-së është nënshkruar nga 5 deputetë, Ervin Salianji, Greta Bardeli, Gazment Bardhi, Saimir Korreshi dhe Enkelejd Alibeaj.

Pas