Kronikë

Kërcënon edukatoren, arrestohet 55-vjeçari në Belsh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:45 - 13/01/22 |
Opi Nion

Një 55-vjeçar është arrestuar, pasi ka kërcënuar një edukatore në Belsh. Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi B.H, i cili është kallëzuar nga shtetasja A.P, me detyrë edukatore në një kopsht publik.

Mësohet se ky shtetas e ka kanosur me fjalë dhe e ka penguar për të zhvilluar mësimin në ambientet e kopshtit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’’, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në Belsh, pasi shtetasja A. P., me detyrë edukatore në një kopsht publik, ka kallëzuar se ky shtetas e ka kanosur me fjalë dhe e ka penguar për të zhvilluar mësimin në ambientet e kopshtit”- njofton policia./Opinion.al

Pas