Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kë besojnë më shumë shqiptarët, Ramën apo Berishën?

2019/05/17 at 9:32 PM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Kë besojnë më shumë shqiptarët, Ramën apo Berishën?

Mustafa Nano – Politikanët shqiptarë kanë krijuar një botë të vetën që shkon paralel, pa u prekur, me common sensin, dhe me logjikën humane. Ata janë në situatën kur thonë e bëjnë gjëra të çuditshme, që janë aq të çuditshme sa ta heqin trurin. Do të ishte njësoj si të thoshin që një dhe një bëjnë tre, apo që pas të martës vjen e hëna, apo që Janullatosi mban Ramazan, etj, etj. Këto të fundit janë gjëra të pabesueshme, apo jo? Epo kështu janë edhe shumë gjëra që bëhen e thuhen prej politikanëve. E jo vetëm.

Po e ilustroj:

Pas publikimit të një shkrimi shumë kritik ndaj qeverisë në gazetën më të madhe gjermane Bild, u pa të dilte Blerina Gjylameti dhe të fliste për “ata që paguajnë para të pista që vijnë nga vende të huaja për të nxirë imazhin e Shqipërisë në botë.” Pastaj tha se “kjo pistë është nën hetim serioz”.

Dha prova për këtë? Jo, nuk dha prova. Asnjë provë. Thjesht damkosi një zë kritik.

Një ilustrim tjetër: Monika Kryemadhi ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo e ka bërë këtë vizitë në pikun e krizës politike shqiptare, dhe ne presim të marrim vesh se çfarë është diskutuar mbi këtë krizë mes saj dhe atyre që e presin. Mirëpo prej andej vijnë vetëm fotografi të Monikës, siç është ajo me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosin. Asnjë fjalë mbi rrethanat e takimit, mbi përmbajtjen e bisedës, mbi kohëzgjatjen e kësaj të fundit, mbi vendin e takimit, etj. ASNJË FJALË. Vetëm një fotografi.

Një ilustrim i tretë tregon se vesin e politikanëve shqiptarë e ka gjithë shoqëria shqiptare. Një agjenci sondazhesh ka bërë një të tillë, dmth një sondazh, dhe u ka bërë të intervistuarëve edhe këtë pyetje: Cili nga politikanët është i sinqertë në deklarimet publike. Dhe gati 30% e shqiptarëve mendojnë se Edi Rama është i sinqertë në ato që thotë. Një në tre shqiptarë pra është i bindur që Edi Rama thotë vetëm të vërtetën në publik. Fiu! Një në tre.

Nga i njëjti sondazh del se gati 5% e shqiptarëve janë të sigurtë që Sali Berisha thotë vetëm të vërteta në deklararat e veta publike. Disave iu duk një shifër e vogël kjo. Por 5% e njerëzve të rritur në Shqipëri bëjnë gati 70 mijë veta. Pa mendojeni pak. 70 mijë veta nuk janë pak. 70 mijë që besojnë se Berisha nuk gënjen asnjëherë. 70 mijë veta që në vend të trurit kanë krrunde, apo egjër, apo tallash./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…
Kryesore

Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…

23 Qershor, 2025 3:37 pm
Kur drita nuk mjafton
Te Fundit

Kur drita nuk mjafton

17 Qershor, 2025 2:47 pm
Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”
Te Fundit

Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”

14 Qershor, 2025 10:15 am
Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet
Kryesore

Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet

12 Qershor, 2025 8:32 am
1939/”Paqja duhe të bazohet mbi drejtësinë”, intervista me Mbretin Zog në Londër
Kryesore

1939/”Paqja duhe të bazohet mbi drejtësinë”, intervista me Mbretin Zog në Londër

11 Qershor, 2025 3:12 pm
Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat
Kryesore

Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat

4 Qershor, 2025 3:12 pm
1979/ Pas një qëndrimi në Rodezi, familja mbretërore shqiptare mund të ekzilohet në…
Kryesore

1979/ Pas një qëndrimi në Rodezi, familja mbretërore shqiptare mund të ekzilohet në…

29 Maj, 2025 11:22 am
Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham
Kryesore

Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham

24 Maj, 2025 1:27 pm
1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq
Kryesore

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq

10 Maj, 2025 10:43 am
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   
Te Fundit

10 arsyet pse unë do të votoj Edi Ramën për kryeministër

8 Maj, 2025 7:40 pm
Para
Bamir Topi rrëfen se kur i prishi marrëdhëniet me Sali Berishën

Bamir Topi rrëfen se kur i prishi marrëdhëniet me Sali Berishën

Emigrantët, Gjykata Federale e Apelit kundër administratës  Trump

Emigrantët, Gjykata Federale e Apelit kundër administratës Trump

Aksident në rrugën Përrenjas- Qafë Thanë, plagoset 28-vjeçari

Aksident në rrugën Përrenjas- Qafë Thanë, plagoset 28-vjeçari

TE FUNDIT

Mbledhja e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së, Malaj: Në 2024, PBB pati rritje…

Mbledhja e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së, Malaj: Në 2024, PBB pati rritje…
27 Qershor, 2025

Ministri i Financave i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj, ka qenë i pranishëm në Mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar...

Lexo më shumë

FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar

FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar
27 Qershor, 2025

Skema e final-four në Superligën Shqiptare ka rigjeneruar të ardhura të shumta në arkat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Fakt...

Lexo më shumë

Koli Bele:Të jemi të kujdesshëm para se të themi që komisionerët kanë trafikuar vota

Koli Bele:Të jemi të kujdesshëm para se të themi që komisionerët kanë trafikuar vota
27 Qershor, 2025

Anëtari i KAS, Koli Bele ka folur për mediat pas përfundimit të rinumërimit të votave të qarkut Tiranë. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë

Përfundon rinumërimi për Tiranën, Braho: Procesi nuk prodhoi asnjë ndryshim, ishte..

Përfundon rinumërimi për Tiranën, Braho: Procesi nuk prodhoi asnjë ndryshim, ishte..
27 Qershor, 2025

Procesi i rinumërimit të votave të qarkut Tiranë, si ato për subjektet politike dhe të kandidatëve, nuk pasoi në asnjë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com