Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur drita nuk mjafton

2025/06/17 at 2:47 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kur drita nuk mjafton

Nga Majlinda Bregu


Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, raportet ekonomike nuk i lexoj më vetëm me sy politik.  I lexoj me një shqetësim që rritet. Me shpresë se jam e aftë për t’i gjykuar  edhe më objektivisht pa dëmtuar një analizë të thjeshtë.

OECD ose Organizata për Zhvillim e Bashkëpunim Ekonomik, ka botuar së fundmi dy raporte atë për  Perspektivën Ekonomike në nivel global dhe Tabelën e Konvergjencës Ekonomike  për Ballkanin Perëndimor ose ndryshe Tabelën e hendekut zhvillimor që rajoni ka me Europën. Po t’i lexosh të dyja bashkë e kupton lehtësisht se tronditjet globale = dhimbje lokale. Ngadalësim i rritjes ekonomike në nivel global, inflacioni që pritet të rritet, barrierat tregtare dhe çdo konflikt luftë e re,  prek më së shumti vendet më të vogla dhe më të dobëta ekonomikisht. Varësia që vendet e rajonit tonë kanë nga tregtia me BE, shtojnë dozën e shqetësimit për çmimet e larta sidomos në ushqime dhe energji.  Shkurt pasiguria do të jetë dominante për një kohë të gjatë.

Në një botë gjithnjë e më e fragmentuar dhe e pasigurt, aftësia për të bashkëpunuar në tregti, zhvillimin digjital dhe investime nuk është më zgjedhje. Është domosdoshmëri. Për rajone si Ballkani Perëndimor, që synojnë jo vetëm anëtarësim në BE, por standarde të krahasueshme jetese, mesazhi është i qartë: reformat strukturore nuk janë më për të plotësuar një listë kapitujsh, janë ura drejt një ekonomie konkurruese dhe të përgatitur për të ardhmen.

Politikat tregtare duhet të jenë më  të besueshme e bashkëpunuese

Mbështetja e inovacionit dhe shërbimet digjitale, nga shëndetësia te arsimi, mund të jenë motori i rritjes që ngushton më në fund hendekun e konkurrueshmërisë. Por vetëm nëse heqim qafe mendjelehtësinë që na mban peng dhe e marrim seriozisht mbylljen e këtij hendeku.

Në Ballkanin Perëndimor, mungesa e besimit nuk është formulë shkence. Ka emra, ka fytyra. Është i riu që përgatitet të largohet; është sipërmarrësi që heziton të rritet;është biznesi i vogël që paguan fatura gjithnjë e më të larta dhe përballet me më shumë pengesa sesa ndihmë.

📌Ndërmjet 2015-2024 më shumë se 635 mijë vetë kanë emigruar duke e zvogëluar popullsinë në Ballkan me 4,4 milionë, ku Shqipëria ka rritjen më të lartë të emigrimit.

📌77% e bizneseve në rajon raportojnë kosto të rritura. Vetëm një në tre pret ndonjë përmirësim.(Balkan Barometer, 2023)

📌Ndërkohë, produktiviteti i punës ‘ngec’ në vetëm 40% të mesatares së BE-së. Papunësia e të rinjve mbetet dramatikisht e lartë. Vetëm 34% e të rriturve zotërojnë aftësi digjitale bazë.

📌Investimet në Kërkim & Zhvillim janë të pakta, rreth 17% e nivelit të BE-së, dhe mbështeten pothuaj tërësisht në buxhete shtetërore të lodhura.

OECD përdor një term domethënës: “hurdle rate”, ose shkallën minimale të kthimit të investimit. Në Ballkanin Perëndimor,  “hurdle rate” nuk është thjesht ekonomike. Është institucionale. Juridike. Psikologjike. Nuk është më norma e interesit që vendos nëse investohet apo jo. Është pasiguria. Çdo reformë që vonohet, çdo ligj i paqëndrueshëm, çdo procedurë e ndërlikuar e shtyn atë edhe më larg me pikë. OECD paralajmëron: nëse vijojmë kështu, pa reforma të guximshme dhe të koordinuara, Ballkani Perëndimor mund ta arrijë mesataren e BE-së vetëm në vitin 2074.

Por çfarë Evrope do të jetë ajo e vitit 2074?

Një Evropë më e vjetër. Më digjitale. Më e ekspozuar ndaj krizave klimatike. Dhe ndoshta më e fragmentuar, nëse politikat e kohezionit nuk përmbushin premtimet. Një kontinent ku Inteligjenca Artificiale do të udhëheqë politikat industriale, ku ekonomia e gjelbër nuk do të jetë më përjashtim, por rregull.

Dhe ku rajonet që nuk kapin ritmin sot, rrezikojnë të mbeten përgjithmonë prapa. Ne i dimë problemet tona në rrafshin moral, njerëzor dhe institucional.  Mes nesh duken më të koklavitura e nuk mund të zgjidhen me formula raportesh. Papunësia e të rinjve, financim i ulët për inovacionet, mungesa e qëndrueshmërisë së karrierës, paqëndrueshmëria ligjore, treg rajonal ende i copëzuar etj

A ka zgjidhje?

Sigurisht i jam referuar vetëm raporteve këtu që siç është edhe simbolika e botimit, janë si një far mes stuhisë,- ndriçojnë, por rruga për të notuar i sigurt nuk varet nga drita  e farit.

Në një det të trazuar nuk është mungesa  e mjeteve që fundos, por hezitimi për t’i përdorur me përgjegjësi e seriozitet.



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Transformimi i hyrjes së Shkodrës/ Vijon puna nga kthesa e Velipojës te Ura e Bunës

Transformimi i hyrjes së Shkodrës/ Vijon puna nga kthesa e Velipojës te Ura e Bunës

Draftraporti i KE: Përpjekjet për presion mbi gjyqësorin ngjallin shqetësime serioze

Draftraporti i KE: Përpjekjet për presion mbi gjyqësorin ngjallin shqetësime serioze

Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian

Tiranë/ Plagosi në këmbë me armë zjarri një shtetas, arrestohet 32 vjeçari
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}