Kronikë

Kavajë/ 20-vjeçarja qëlloi veten me armë zjarri, arrestohet babai


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:26 - 25/08/20 |
Al Do

Policia ka vënë në pranga babain e 20-vjeçares nga Kavaja që qëlloi dje veten me armë zjarri, teksa ishte në banesë.

Sipas policisë, shtetasi P.K.,60 vjeç është arrestuar pasi akuzohet për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë ka rezultuar se arma e zjarrit e përdorur nga kjo shtetase mbahej në banesë prej vitesh pa leje nga babai i saj shtetasi P.K.”, njofton policia.

Mbrëmjen e djeshme në fshatin Mengaj, Kavajë, shtetësja B.K., në gjendje depresive qëlloi veten me armë zjarri. Vajza u dërgua menjëherë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. /Opinion.al

Pas