Bota

Pandemia “gjunjëzon” turizmin, 320 miliardë dollarë humbje për pesë muaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:47 - 25/08/20 |
el ida

Industria e turizmit global është shkatërruar nga pandemia me koronavirus me 320 miliardë dollarë humbje në eksport në pesë muajt e parë të vitit, dhe me më shumë se 120 milionë vende të punës në rrezik, ka thënë shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Ai ka shtuar se turizmi është sektori i tretë më i madh i eksportit të ekonomisë globale pasi më 2019 ka kontribuuar për 7 për qind të tregtisë globale.

“Ky sektor punëson një në 10 persona në botë dhe u ofron jetesën qindra miliona personave tjerë”, deklaroi ai duke theksuar se për disa shtete turizmi përbën 20 për qind të bruto-prodhimit të brendshëm.

Sandra Carvao, shefe për inteligjencën e tregjeve dhe konkurencën në Organizatën Botërore të Turizmit, ka thënë se humbjet prej 320 miliardë dollarëve në periudhën janar-maj, janë trefish më të mëdha krahasuar me ato të krizës financiare globale më 2009./Opinion.a;

Pas