Rajoni

Katër persona të infektuar dhe 43 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:27 - 06/05/20 |
Al Do

Kosova ka regjistruar të mërkurën 4 persona të infektuar dhe 43 persona të shëruar nga koronavirusi sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Zhur), një 1 rast me vendbanim në Rahovec dhe një 1 rast Leposaviq”, është thënë në njoftimin e këtij Instituti.

Përgjatë 24 orëve të fundit, ky Institut ka thënë se janë kryer 324 teste për këtë virus.

Deri më tani në Kosovë janë testuar gjithsej 9.085 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2, prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 860 raste, nga të cilët 26 kanë ndëruar jetë dhe 533 janë shëruar. /Opinion.al

Pas