-U tha në Opinion

Ndikimi i karantinës tek fëmijët, mjeku tregon moshat më të rrezikuara


               Publikuar në : 23:11 - 06/05/20 |
Al Do

Sipas sondazhit të kryer në Opinion, 82% e njërzve pranojnë se fëmijët e kanë kaluar me vështirësi periudhën e koronavirusit.

Neuropsikiatri shqiptar që punon në shtetin e Merilendit në SHBA, Bashkim Kadriu tha se duhet bërë një diferencim mes moshave të fëmijëve kur flitet për ndikimin e karantinës në shëndetin e tyre mendor. Sipas tij moshat e vogla nga 0-7 vjeç e kanë përjetuar mirë këtë situatë por më problematike është situata për grupmoshën 8-18 vjeç.

“Moshat e vogla kanë kaluar kohë kualitative me familjen por moshat më të rritura janë më të prekura si adoleshendët. Moshat më të rritura nga 8-18 vjec janë strukturat më të prekura. Adoleshenca njihet si faze e distancimit hormonal dhe neuronal. Në një situatë të tillë kur ambjenti i jashtëm bëhet i rrezikshëm jashtë këto janë strukturat që e përjetojnë më shumë. Gjithashtu krijimi i personalitetit ndodh gjatë kontaktit shoqëror, duke u takuar me shokët ose duke shkuar në shkollë”, tha ai.

Kadriu shtoi se adoleshentët gjithashtu e shfaqin ndryshe nga të rriturit stresin emocional.

“Adoleshentët, stresin emocional e shfaqin ndyshe nga moshat e pjekura. Irritimi është një nga format kryesore. Prindërit është shumë e rëndësishme të jenë koshientë për këtë”, tha neuropsikiatri. /Opinion.al

Pas