Kryesore

Kapet 33-vjeçari/ Përndoqi të renë, vajza tentoi të vetëvritet nga ankthi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:27 - 22/08/20 |
el ida

Një 33-vjeçar ra në prangat e policisë së Tiranës pasi prej 8 muajsh përndiqte një vajzë 28-vjeçare. Si pasojë e vështirësive të krijuara nga kjo situatë, e reja kishte tentuar të vriste veten.

Kallëzimin në polici e bëri 28-vjeçarja, duke thënë se Kleant Vladi e telefononte dhe përndiqte vazhdimisht që prej muajit janar, duke i shkaktuar ankth dhe pasiguri.

33 vjeçari me banim Tiranë do të hetohet nga Prokuroria e kryeqytetit për veprat penale “Përndjekja”,  “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”./Opinion.al

Pas