Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kanabis: Më shumë orgazma dhe psikoza

2022/01/22 at 3:47 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kanabis: Më shumë orgazma dhe psikoza

Legalizimi i kanabisit në shumë vende ka ngjallur diskutime të nxehta. Nga njëra anë përdoruesit e kanabisit kanë më shumë orgazma, por edhe psikoza. Nga ana tjetër kanabisi duket se të mbron edhe nga kovidi.


Sipas një ankete globale për drogat në vitin 2021, kanabisi është droga e dytë më e përdorur në mbarë botën, pas alkoolit dhe përpara duhanit. Adoleshentët dhe të rinjtë e përdorin më shpesh kanabisin.

Kanabisi konsiderohej dikur si një drogë e rrezikshme, si porta për fillimin e konsumit të drogave. Kurse vitet e fundit kanabisi po pranohet publikisht gjithnjë e më shumë dhe përdorimi i tij po bëhet i ligjshëm në gjithnjë e më shumë vende. Ndoshta së shpejti edhe në Gjermani.

Seks dhe orgazma më të mira

Sipas një studimi të Universitetit të Almerias në Spanjë përdoruesit e marihuanës kanë më shumë seks dhe orgazma më të mira. “Ky përmirësim lidhet zakonisht me reduktimin e ankthit dhe turpit, gjë që i bën marrëdhëniet seksuale më të lehta”, thuhet në studim.

Nga konsumimi i alkoolit apo kanabisit njerëzit shpengohen dhe bëjnë seks më të mirë.

Mbrojtje prej kovidit

Kurse javën e kaluar studiuesit amerikanë të Universitetit Shtetëror të Oregonit thanë se kanabinoidët mund të parandalojnë COVID-19 dhe përdoren për trajtimin e kësaj sëmundjeje, sepse ato bllokojnë virusin që të hyjë në qelizë dhe kështu mbrojnë kundër infeksionit me virusin korona.

Studimi i tyre tregon se acidet CBGA (acidi kanabigerolik) dhe CBDA (acidi kanabidiolik) lidhin proteinat e Covid-19 dhe parandalojnë hyrjen e SARS-CoV-2 në qeliza, shkruajnë studiuesit në Journal of Natural Products. Në ndryshim nga tetrahidrokanabinoli i mirënjohur (THC) në kanabis, CBGA dhe CBDA nuk janë psiko-aktive.

Studiuesit nuk i kryen eksperimentet tek njerëzit, por në kultura qelizash në laborator. Dhe deri tani kanë provuar vetëm variantet alfa dhe beta të virusit korona, megjithatë studiuesit janë optimistë se kanabinoidet janë gjithashtu efektive kundër varianteve të tjera.

Kanabisi shkakton probleme afatgjata me përqendrimin

Por përdorimi i kanabisit mund të çojë edhe në dëmtime afatgjata kogjitive, veçanërisht tek të rinjtë, truri i të cilëve është ende në zhvillim. Truri i përparmë piqet plotësisht vetëm nga mesi i moshës 20-vjeçare. Dëmet mund të shkaktohet, sepse korja cerebrale e përdoruesve të rinj të kanabisit është dukshëm më e hollë në zona të caktuara, sesa në moshat e tjera.

Rrezik i shtuar për psikoza

Konsumimi intensiv i kanabisit mund të shkaktojë psikoza, veçanërisht tek adoleshentët. Ata që pinë kanabis çdo ditë kanë tri herë më shumë gjasa të kenë episode psikotike në krahasim me njerëzit që nuk kanë përdorur kurrë kanabis, sipas një studimi të bërë në mbarë Evropën në vitit 2020./DW

Etiketa: Kanabisorgazmepsikoza


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
U gjet e vdekur në Kuçovë, fqinji mbyti gruan dhe trupin e hodhi në kanal

87 policë të korruptuar në vitin 2021

Ukrainë/Mbërrin në Kiev avioni amerikan me 90 tonë materiale luftarake

Ukrainë/Mbërrin në Kiev avioni amerikan me 90 tonë materiale luftarake

Jetonte në shtëpi me 124 gjarpërinj, 49-vjeçari gjendet i pajetë

Jetonte në shtëpi me 124 gjarpërinj, 49-vjeçari gjendet i pajetë
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}