Kronikë

Kamëz/ Pronari i një lokali plagos klientin, ndërhyjnë forcat Shqiponja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:13 - 17/09/20 |
Opi Nion

Pronari i një lokali në Kamëz u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri një prej klientëve të tij pas një konflikti të çastit. Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të së enjtes rreth orës 02:20 në Kodër Kamëz.

Bashkëpronari i lokalit, shtetasi me iniciale F.K., 35 vjeç banues në Tiranë u përfshi në një konflikt fizik me 39-vjeçarin me iniciale R.C. për motive të dobëta.

Konflikti më pas vijoi jashtë ambienteve të lokalit ku pronari qëlloi me armë drejt klientit duke e plagosur. Më pas ai tentoi që ta qëllojë sërish por ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit./ Opinion.al

Pas