Aktualitet

Kalon vetting-un kandidatja për SPAK, Anita Jella


               Publikuar në : 11:30 - 10/12/19 |
Al Do

Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Jella është në të njëjtën kohë kandidate për Prokurorinë e Posaçme të SPAK.

Trupa gjyqësore e përbërë nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari vendosi që të konfirmojë në detyrë prokuroren duke vlerësuar se ajo është e pastër në të tre shtyllat e gjykimit, pasuri, aftësi dhe integritet.

Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007.

Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit. /Opinion.al

Pas