InstaBIZ

“Kallashi dhe droga në Tiranë”, kush është reperi Italian që përmend Shqipërinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:54 - 10/01/23 |
Opi Nion

Reperi Italian Baby Gang në një intervistë ka deklaruar se që nga mosha 11-vjeçare ka kaluar çdo verë në burg. Ai është mjaft i ndjekur dhe numëron miliona klikime në Youtube dhe mbi 1 milion ndjekës në Instagram.

Në tekstet e tij flitet për dhunë, mafjen, makina të shrenjta dhe lloje të ndryshme lëndësh narkotike. Gang në këngët e tij ka përmëndur Shqipërinë duke prekur mafian dhe drogën.

“Mafja italiane nga Milano në Napoli, deri në Tiranë, kokaina në Audi, ‘Made in Albania’ F**k Policia”.

Pavarësisht se fama e tij rritet, reperi njihet dhe për problemet e shumta me ligjin. Tregtim droge, grindje, përbuzje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, lëndim personal, nxitje për krim, shpifje. Që prej tetorit të vitit të kaluar, Gang ndodhet në burg. Ai akuzohet për grabitje dhe rrezikon katër vjet burg./Opinion.al

 

Pas