Bota

Kalifornia tym e flakë nga zjarret, 8 persona të zhdukur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:54 - 08/08/21 |
Opi Nion

Tetë persona kanë humbur në mes të flakëve në 24 orët e fundit nga zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë Veriore dhe malet në Sierra Nevada.

Bëhet me dije se pesë nga të zhdukurit i përkasin qytetit të vjetër të minierave të Greenville, ku flakët përfshinë pjesën më të madhe të qytetit të tij, rreth 160 milje në veri të Sacramento.

Greenville, u themelua më shumë se 150 vjet më parë kur minierat e arit aty pranë tërhoqën kolonët dhe tregtarët në qytetin piktoresk në Luginën Indiane. Pjesa më e madhe e Kalifornias është nën një smog të dendur për shkak të tymit të dendur. Më shumë se 184 struktura banimi u shkatërruan në qytet dhe në të gjithë zonën.

Gati 447,000 hektarë tashmë janë djegur tashme. Deri më tani shkaku i zjarrit është i panjohur, por ende po hetohet. Banorët janë të alarmuar pasi ende nuk dinë fatin e shtëpive të mbetura pa u djegur./Opinion.al

Pas