-U tha në Opinion

Jasini, avokatja e Haradinajt në Universitetin e Oksfordit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:35 - 01/01/21 |
Opi Nion

Avokatja dhe pedagogia Rudina Jasini, ka qenë një ndër personazhet që spikati në studion e emisionit “Opinion” gjatë vitit 2020. Ajo ka raportuar në mënyrë të vazhdueshme nga Oksfordi lidhur me situatën e krijuar nga Covid 19, ndërkohë që veçanërisht asistoi me shpjegimet juridike lidhur me çështjen e ish-drejtuesve të UÇK-së në Gjykatën e Hagës.

Si një nga avokatet e çështjes Haradinaj në Hagë, Jasini është gjithashtu një përfaqësuese dinjitoze e shqiptarëve jashtë vendit.  Duke folur mbi rrugëtimin e karrierës së saj Jasini tregoi se tashmë është prej 12 pranë Universitetit të Oksfordit

“Prej 12 vitesh jam pranë Universitetit të Oksfordit, ku kam ardhur fillimisht për të zhvilluar një master e më pas doktoraturën dhe studimet post doktorale. Aktualisht jam duke drejtuar një projekt me Gjykatën Ndërkombëtare Penale, lidhur me trajnimin e përfaqësuesve të viktimave, që lidhet me pjesëmarrjen e viktimave të luftës si palë e tretë në proceset penale ndërkombëtare”, u shpreh Jasini./Opinion.al

 

Pas