Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jam në proces certifikimi”, emërimi pa kriter i drejtorit të auditit Elbasan

2022/12/21 at 9:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Jam në proces certifikimi”, emërimi pa kriter i drejtorit të auditit Elbasan

Profesioni i audituesit është mjaft i rëndësishëm, pasi ka të bëjë me kontrollin, pasqyrimin dhe vlerësimin për të gjitha fushat.


Sipas urdhrit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kandidati për auditues duhet të ketë arsim në shkenca ekonomike ose juridike dhe të ketë 3 vite eksperiencë në këtë profesion.

Në listën e publikuar nga Ministria e Financave, rezulton dhe Behar Tashi. Tashi, është ish-kryetar i Komunës Tregan dhe ish-përgjegjës i zyrës së Gjendjes Civile Elbasan, por asnjë nga këto përvoja pune nuk ka të bëjë me auditimin.

Ndërkohë Behari është emëruar drejtor i auditit të brendshëm në bashkinë e Elbasanit. Emisioni “Stop” në Tv Klan u takua me këtë të fundit, i cili thotë, se ka përvojë pune në fusha të tjera. Lidhur me Urdhrin e Ministrisë së Financave, Behar Tashi tregon, se është në proces certifikimi.

Gazetarja: Ju jeni Behar Tashi apo jo? Drejtues i auditit të brendshëm.

Behar Tashi: Po.

Gazetarja: Një pyetje kam, ku keni punuar më parë?

Behar Tashi: Kam nisur kryetar komune, drejtor i gjendjes civile, përgjegjës sektori në një vend tjetër, tani jamkëtu.

Gazetarja: Kriteret që ju duhet të plotësoni si drejtues i auditit të brendshëm cilat janë?

Behar Tashi: Sipas ligjit.

Gazetarja: Cilat janë? Sipas urdhrit 191 të datës 19 Korrik 2022, cilat janë kriteret?

Behar Tashi: Sipas ligjit pra.

Gazetarja: Ligji kërkon që ju duhet, minimumi, 3-5  vjet të keni një eksperiencë në audit. Keni?

Behar Tashi: Jo, nuk e kam. Jemi në proces certifikimi.

Gazetarja: Pra, ju jeni drejtor, keni  pozicion drejtori dhe jeni në proces certifikimi?

Behar Tashi: Po.

Gazetarja: Është e ligjshme?

Behar Tashi: Po.

Gazetarja: Po si qenka e ligjshme kur vetë urdhri ta thotë që duhet të kesh eksperiencë? Çfarë bëni ju si auditues i brendshëm për  të gjithë ata që nuk e dinë?

Behar Tashi: Audituesi i brendshëm kontrollon, drejtori organizon punën e punonjësit, anën procedurale ligjore, programet etj.

Gazetarja: Kam një pyetje se kam disa ditë që vij këtu dhe nuk ju kam gjetur asnjëherë. Ju kam pritur dhe vini vetëm një orë në mëngjes. Si funksionon apo jeni në terren?

Behar Tashi: Ne jemi në terren sepse jemi duke mbledhur dokumentacionet e drejtorive të ndryshme lidhur me përmbylljen e vitit.

Ndërkohë edhe 4 nga 5 specialistët që Behar Tashi drejton janë në proces certifikimi. Emisioni “Stop”  bisedoi edhe me kryetarin e bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe ai shprehet se Behari ka eksperienca të tjera pune dhe aktualisht është i komanduar në postin e drejtorit të auditit të brendshëm.

Gazetarja: Problemi kryesor është një emërim, që ju keni bërë. Drejtori i auditit të brendshëm.

Kryetari: Për Beharin?

Gazetarja: Po, për Beharin. Behari nuk i përmbush kriteret, sepse sipas urdhrit të ministres së Financave, duhet të ketë eksperiencë pune 3 vjet si auditues dhe Behari nuk i ka.

Kryetari: Ka eksperiencë pune të tjera. Behari ka qenë drejtor i Gjendjes Civile.

Gazetarja: Ka qenë administrator në komunën Tregan.

Kryetari: Ka qenë kryetar. Domethënë është zgjedh kryetar. I njeh strukturat të gjitha edhe pjesën administrative dhe funksionimin. 

Gazetarja: Por është kriter.

Kryetari: Kriteri është për procesin e certifikimit.

Gazetarja: Dhe ai është në proces certifikimi. Ndërkohë që është drejtor aktualisht, apo jo dhe ka ndër varësi specialistë, ku vetëm njëra prej tyre është e certifikuar. 

Kryetari: Janë në proces, sipas ligjit.

Gazetarja: Duhet të jetë drejtor, kur nuk është certifikuar dhe nuk përmbush kriteret?

Kryetari: Normalisht ai ka një eksperiencë dhe një proces, që është marrë.

Gazetarja: Po njoftimi për vendin vakant është shpallur më përpara?

Kryetari: Është bërë me komandim. Nuk është drejtor, është i komanduar./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Rama përplaset me Shehajn: Ose je idiot ose bën vetë

Rama përplaset me Shehajn: Ose je idiot ose bën vetë

Rama: Inceneratori i Tiranës paguhet se bën shërbimin

Rama: Inceneratori i Tiranës paguhet se bën shërbimin

Berisha- Nikollës: Je kryetare e Parlamentit apo sekretare e Ramës

Berisha- Nikollës: Je kryetare e Parlamentit apo sekretare e Ramës
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}