Bota

Jackie Chan “kundër popullit”, zemëron qytetarët e Hong Kongut


               Publikuar në : 10:08 - 16/08/19 |
el ida

Aktori i njohur, Jackie Chan mbështeti Pekinin dhe iu kundërvu protestave të Hong Kongut që vijojnë prej disa javësh. Reagimi i tij shkaktoi zemërim të madh, revolta dhe thirrje për bojkot në rrjetet sociale nga miliona ndjekës, të cilët e kanë cilësuar si të pozicionuar “kundër popullit, dhe pro interesave vetjake”.

Gjatë një interviste televizive, 65-vjeçari mbështeti flamurin kinez, dhe i cilësoi protestat “të trishtueshme dhe dëshpëruese”. Ai e dënoi hedhjen e flamuarit kinez në det nga protestuesit si shenjë proteste, dhe shtoi se mbështet fushatën kundër “përdhosjes së flamurit kombëtar”.

Aktori i lindur në Hong Kong tha se trazirat e vazhdueshme “po kthehen në shqetësim për shumë njerëz”, teksa shprehu dëshirën që Hong Kongu të rikthehet shpejt tek paqja.

Prej disa javësh qytetarët e Hong Kongut kundërshtojnë ligjin për ekstradimet nga rajoni gjysmë-autonom drejt Kinës. Ata thonë se edhe pse ligji është pezulluar, ai nuk është tërhequr zyrtarisht. Por me kalimin e ditëve, protestuesit kanë shtuar kërkesat duke thënë se në fund të fundit duan vetëm demokraci të vërtetë./Opinion.al

Pas