Një virus i shfaqur kohët e fundit në rrjetin social Facebook bën që në mënyrë automatike të infektohen përdoruesit me vetëm një klikim.
Virusi funksionon në atë mënyrë që, nëse njëri nga miqtë tuaj në Facebook merr njoftimin se dikush e ka etiketuar në një koment në Facebook dhe e klikon atë, i njëjti virus mund të përcillet edhe tek miqtë e tij dhe kështu me radhë.
Por, e tëra është një virus që është përhapur në Facebook. Prandaj, nëse dikush iu etiketon në ndonjë koment, është mirë që ta verifikoni paraprakisht nëse është virus apo jo. /lajmi.net/