Aktualitet

Ja cilat janë zonat e Tiranës, që rrezikojnë më shumë nga tërmeti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:11 - 01/11/15 |
b.f

Tërmeti që ka tronditur mëngjesin e sotëm Tiranën, nuk është ndjerë njëlloj në të gjitha pjeset e saj. Edhe pse kryeqyteti nuk hyn në zonat që kanë goditje të fuqishme, pozicionimi mes Durrësit dhe Elbasanit, dy zona me lëkundje të lartë sizmike, e bën Tiranën gjithashtu një qytet të pafavorizuar. Por edhe brenda qytetit ka disa ndarje. Prof.asoc.Dr. Rrapo Ormëni, tregon për Opinion.al, se territori i Tiranës nuk është i njëjtë në të gjitha pjesët. “Dajti dhe kodrat pranë Prezës janë zonat të cilat e kanë ndjerë më shumë tërmetin e sotëm”, ka pohuar profesori i Institutit të Sizmologjisë. Ai shton se pavarësisht qe disa minizona  janë më të ndjeshme dhe disa më pak, diferenca mes tyre është e vogël, rreth 0.5 ballë. Megjithatë, këto ndarje janë të konsiderueshme, në rasstet që shkalla e tërmetit është e lartë si kjo e sotmja. Profesor Ormëni, shton ndër të tjera se në pallatet me kate të larta, kur epiqendra e tërmetit është jashtë Tiranës, tronditja ndjehet më e fortë. “Për tërmetet që kanë epiqendrën larg, katet e larta lëkunden shumë”, përfundon ai.

KOMENTO (2)

Shkruaj nje koment

Pas