Bota

Izrael/Netanyahu nuk formon dot qeverinë, ia jep mundësinë rivalit politik


               Publikuar në : 14:12 - 22/10/19 |
el ida

Kryeministri izrealit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se nuk mundet të formojë qeverinë, duke i lënë mundësi rivalit të tij politik për ta bërë një gjë të tillë.

Netanyahu ka qenë në pushtet gjatë dekadës së fundit, mirëpo nuk ka arritur të krijojë koalicion me shumicën pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin shtator.

“Unë kam bërë të gjitha përpjekjet për ta dërguar Benny Gantzin në tavolinën e negociatave, dhe të formojë një qeveri të unitetit kombëtar, për të parandaluar zgjedhje të tjera. Fatkeqësisht, secilën herë ai ka refuzuar”, ka thënë ai.

Ndërkaq presidenti izraelit, Reuven Rivlin tha se do t’i japë Gantzit 28 ditë për të kryer negociatat. Ai tha se do të tentojë shmangien e zgjedhjeve të reja, të cilat janë mbajtur dy herë gjatë këtij viti./Opinion.al

Pas