Bota

Italia në protesta kundër pasaportës së gjelbër: Mjaft diktaturës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:55 - 24/07/21 |
Opi Nion

Nga Milano në Romë, Italia është përfshirë në një valë protestash që kundërshtojnë vendosjen e detyrueshme të pasaportës së gjelbër që nga 6 gushti, për udhëtimet, restorantet, eventet sportive dhe ambjentet e mbyllura. Lëvizja nisi në rrjetet sociale dhe u shtri në 80 qytete të vendit.

“Jemi delet e zeza që e kuptpojnë situatën e rëndë të skllavërisë mediatike së cilës po i nënshtrohemi. Një sistem me rregulla antikushtetuese që e privojnë jetën nga lëvizjet, me orare policore, maska e gjithë këto tallje të tjera që po a shkatërrojnë dinjitetin njerëzor. Të bashkohemi të gjithë. Nuk jemi qytetarë të serisë B. Mjaft diktaturës”. Janë këto fjalët që nxitën protestën në Telegram dhe në grupet Facebook, kundër vendimit të ri të Draghit për detyrimin e çertifikatës së vaksinimit për ata që duan të udhëtojnë, të shkojnë në kinema, apo të hanë në restorante./Opinion.al

 

Pas