Bota

Itali/ 18236 raste të reja me COVID dhe 683 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:34 - 17/12/20 |
Semiljana Azizi

Vijojnë të jenë të larta shifrat e raportimeve nga Italia sa i përket situatës së COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 18236 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Kanë humbur jetën 683 persona, duke e çuar në total numrin e vdekjeve në 67220, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 1906377.

Në terapi intensive janë 2855 persona në total, ku ditën e sotme paraqitet një rënie e shtrimeve.

Vazhdon të mbetet një zonë me rrezikshmëri të madhe Veneto, e cila është një nga rajonet me numrin më të lartë të infeksioneve, rreth 4402 persona.

Pas saj vijon Lombardia me 2730 persona, Emilia Romagna me 1667 persona Lazio me 1597 persona dhe Puglia me 1073 persona./Opinion.al

Pas