Aktualitet

FOTO/ Ja kush është 18-vjeçari që vrau me armë gjahu shokun


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:56 - 17/12/20 |
Semiljana Azizi

Është publikuar identiteti dhe fotoja e 18-vjeçarit i cili vrau aksidentalisht shokun e tij në Maqellarë të Dibrës me armë gjahu, teksa të dy kishin dal për gjueti.

Rifat Xheleshi, 18-vjeç është personi i cili qëlloi aksidentalisht me çifte shokun e tij Gentian Kosiqi, 27-vjeç, raportojnë burime nga policia.

Sipas policisë të rinjtë kishin dalë rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë për gjueti.

Nga po të njëjta burime, mësohet se 27-vjeçari i cili fillimisht ka mbetur i plagosur, ka humbur jetën nga plagët e marra në spital.

“Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, shtetasit R. XH. dhe G. K, kanë qenë për gjueti. Shtetasi R. XH., 18 vjeç dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin G. K., rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte”, – thuhet në informacionin zyrtarë të policisë./Opinion.al

Pas