Bota

Itali/ 102 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:56 - 08/06/21 |
Opi Nion

102 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Itali, teksa janë shënuar 1,896 raste të reja nga 220,917 teste të kryera.

Raportohet po ashtu se njësitë e kujdesit intensiv të shtruar ndodhen 688 pacientë.  Kjo është hera e parë në disa muaj që shkalla e pozitivitetit në vend bie nën 1 për qind, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë, ndërsa të hënën ishte 1.5%.

Të shtruarit në spital me simptoma në repartet e zakonshme Covid-19 janë 4,685, 225 njësi më pak krahasuar me të hënën (kur rënia ishte 283).

Të izoluar në banesë me koronavirus rezultojnë të jenë 176.353 persona. Që nga fillimi i pandemisë në Itali, numri i viktimave ka shkuar në 126,690./ Opinion.al

Pas