Aktualitet

Ambasadorja e SHBA takon Artan Lamen, çfarë diskutuan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:35 - 08/06/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar me drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Kim shkruan se në fokus të diskutimeve ishte progresi i bërë një vit paskalimit të ligjit për regjistrimin e pronave, përfshirë këtu edhe tokat bujqësore.

Ambasadorja thekson se me gjykata të pastra dhe procese transparent, ligji për regjistrimin e pronave do të ketë një progres edhe më të madh nga sa ka aktualisht.

 “Sot u takova me Drejtorin e Agjencisë Kadastrale Artan Lame për të diskutuar progresin e bërë në një vit që nga miratimi i ligjit për regjistrimin e pronës, përfshirë tokën bujqësore. Unë theksova rëndësinë e transparencës në procese dhe inkurajova përpjekjet për të zgjidhur çështje të vështira. Ligje dhe rregulla të qarta, procese transparente dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime amerikane më të mëdha drejt Shqipërisë dhe do të hapin mundësi më të mëdha ekonomike për më shumë njerëz, jo vetëm disa me mjete “speciale”. Kjo është lidhja midis reformës në drejtësi dhe prosperitetit”, shkruan Kim./ Opinion.al

Pas