Aktualitet

ISHP sqaron lidhur me situatën e gripit, vendi nuk ndodhet në epidemi


               Publikuar në : 14:40 - 12/02/19 |
el ida

Lidhur me situatën e gripit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik bën me dije për qytetarët se vendi nuk ndodhet në epidemi, por ka aktivitet me intensitet të lartë të gripit.

Sipas ISHP-së, në Shqipëri ashtu si edhe në vendet e Rajonit apo më tej vendet Europiane mbizotëron qarkullimi i virusit të tipit A, nëntipi A/H1 pdm09.

ISHP theksoi edhe njëherë, se AH1N1 është grip sezonal tek i cili vaksina antigrip vepron dhe ofrohet falas për grupet me më shumë risk, si punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna, personat me diabet, personat me azëm apo sëmundje pulmonare, personat me sëmundje kardiake, personat me sëmundje të veshkave dhe të mëlçisë./E.M

 

 

Pas