Bota

Ish-nxënësi futet në shkollë, vret zv.drejtorin dhe plagos disa nxënës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:19 - 12/06/20 |
el ida

Një i ri 22-vjeçar, ish-nxënës i shkollës në Vrutky, Sllovaki, hyri në ambientet e shkollës dhe sulmoi të pranishmit. Si pasojë e sulmit me thikë, humbi jetën zv.drejtori dhe mbetën të plagosur dhe disa nxënës.

Agresori u ekzekutua më pas nga policia, e cila sqaroi se i riu theu një xham për të hyrë në ambientet e institucionit dhe hasi në rezistencën e zv.drejtorit të cilin e qëlloi me thikë.

Sipas shefit të policisë, Milan Lucansky, në ngjarje mbetën të plagosur disa të rinj, por ndërhyrja në kohë e policisë bëri që situata të mos përshkallëzohej më tej.

Ende nuk janë të qarta motivet që e shtynë ish-nxënësin e shkollës të realizonte këtë sulm./Opinion.al

Pas