Aktualitet

“Ish-aleati i Ramës”,çfarë shkruajnë mediat e vendeve fqinje për Tahirin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:09 - 04/02/22 |
Opi Nion

Dënimi me 3 vite e 4 muaj burg i ish-ministrit Saimir Tahiri ka tërhequr vëmendjen dhe të mediave të huaja.

Kathimerini, shkruan në një artikull të saj për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm. Ajo shpjegon se si Tahiri u shpall fajtor në 2019 për shpërdorim detyre në kohën që ishte ministër, në vitet 2013-2017. Më tej, kjo media e quan ish-ministrin si një ish-aleat të ngushtë të kryeministrit Edi Rama:

“Tahiri ka qenë dikur aleat i ngushtë i kryeministrit Ei Rama. Rasti i tij, megjithatë, nuk ndikoi në popullaritetin e Ramës, i cili siguroi një mandat të tretë si kryeministër në zgjedhjet e prillit 2021.

Ndërsa edhe në Itali, mediat kanë folur për këtë dënim të bujshëm. Agjencia e Lajmeve Nova, shkruan se Gjykata e Apelit dënoi ish-ministrin socialist, duke treguar me detaje të gjithë odisenë e tij me organet e drejtësisë.

Nga sot, ish-ministri Tahiri do të jetë në burg. Ai ka të drejtë rekursi në Gjykatën e Lartë, të drejtë të cilën avokatët e tij thanë se do e shfrytëzojnë.

Pas