Bota

Irani zbulon një rrjet të CIA-s


               Publikuar në : 18:38 - 22/07/19 |
Geljano Fataj

Irani pati njoftuar në qershor: Kemi zbuluar një rrjet spiunësh të SHBA. Tani, Ministria e Shërbimit të Fshehtë në Teheran bëri të ditur elementë të tjerë: 17 të dyshuar u arrestuan që nga shkatërrimi “i suksesshëm” i një rrjeti të spiunazhit të CIA-s në qershor.

Disa prej tyre ndërkohë janë dënuar me vdekje dhe të tjerë janë dënuar me burgim të gjatë. Nëse arrestimet e raportuara tani kanë lidhje me ngjarjet në qershor, kjo mbetet e paqartë.

“Spiunët kishin punuar në fusha të ndjeshme dhe kritike të energjisë bërthamore, infrastrukturës, ekonomisë, teknologjisë ushtarake dhe asaj kibernetike. Atje ata patën mbledhur informacione sekrete. Të 17 të dyshuarit janë iranianë. Ata qenë rekrutuar kur kanë kërkuar vizë për të udhëtuar në SHBA ose kur kanë dashur të rinovonin vizën e vjetër”, ka thënë një zyrtar i lartë shtetëror.

Televizioni iranian publikoi regjistrime që supozohet se tregojnë agjentë të CIA-s, të cilën kanë qenë në kontakt me spiunët e dyshuar. Për shembull, një iranian thuhet se është rekrutuar nga CIA në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në një reagim të parë në Twitter, Presidenti i SHBA Donald Trump tha se informacioni i Iranit që ka kapur spiunët e CIA-s është krejtësisht i rremë.
Në qershor, Irani ekzekutoi një njeri që e akuzoi për spiunazh në llogari të Shërbimit të Fshehtë të SHBA, CIA. Ai ishte punonjës i Departamentit të Udhëtimeve në Hapësirë në Ministrinë e Mbrojtjes./ Opinion.al

Pas