Aktualitet

Kopshti Botanik në pronësi të Bashkisë, dekani: Fshihen qëllime të errëta


               Publikuar në : 18:54 - 22/07/19 |
Geljano Fataj

Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës shprehet tejet i shqetësuar për vendimin e fundit të qeverisë për të ndryshuar pronësinë te Kopshtit Botanik nga fakulteti tek Bashkia e Tiranës.

Përmes një deklarate për mediat, dekanati thotë se “ky është një vendim arbitrar që bie ndesh me autonominë universitare”.  Po sipas pedagogëve dhe drejtuesve të fakultetit, pas këtij vendimi mund të fshihen qëllime të errëta për ndërtime siç ka ndodhur me pronat e tjera të tjetërsuara.

“Vendimi për kalimin në pronësi dhe administrim të Bashkisë jo vetëm cënon rëndë autonominë dhe lirinë akademike, duke rënë ndesh me Ligjin e Arsimit të Lartë, por dhe do të bënte të pamundur funksionin e këtij institucioni, produkt punës së përkushtuar më se 60 vjeçare të brezave të pedagogëve e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Përvojat e hidhura të deritashme të Fakultetit të tonë me Muzeun e Shkencave të Natyrës, Departamentin e Bioteknologjisë, “ngrënien” e paradokohshme të një cope nga Kopshti në fjalë së bashku me godinën dykatëshe (dhuratë nga Ambasada Amerikane), për kalimin e Unazës së Re, nuk japin asnjë garanci, përkundrazi, flasin në të kundërt të ndonjë mundësie të realizimit të funksionit dhe misionit të Kopshtit Botanik nga ndonjë institucion tjetër jashtë Universitetit të Tiranës”, thekson Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Kopshti Botanik i Tiranës daton prej vitit 1971 dhe përfshin një sipërfaqe prej rreth 15 ha. Në të rriten rreth 1.400 lloje dhe nënlloje bimore, kryesisht të vendit tonë./ Opinion.al

Pas