InstaBIZ

Angelina Jolie pjesë e një filmi me superheronj


               Publikuar në : 19:13 - 22/07/19 |
xhu lia

Aktorja e njohur Angelina Jolie ka konfirmuar se do të jetë pjesë e kompanisë së njohur “Marvel Cinematic Universe”.

Jolie do t’i bashkohet në prodhimin kinematografik “The Eternals” emrave të njohur si Richard Madden, Salma Hayek, Kumail Nanjiani etj.

Filmi me superheronj pritet të publikohet në nëntor të 2020-ës dhe ka të bëjë me disa qenie të pavdekshme dhe kundërshtarët e tyre të quajtur ‘Deviants’.

Ky produksion do të realizohet në bazë të librit të animuar me të njëjtin emër nga Jack Kirby./Opinion.al/

Pas