Bota

Irani zbulon një burim gjigant nafte: Një dhuratë e vogël për popullin


               Publikuar në : 17:22 - 12/11/19 |
el ida

Presidenti iranian Hassan Rouhani, deklaroi se Irani ka zbuluar një burim shumë të madh nafte. që mund të rrisë me një të tretën sasinë e rezervave të saj. Presidenti pohoi se depozitat e raja të naftës zgjaten për 2400 kilometra katrorë dhe mbajnë potencialisht 53 miliardë fuçi, duke u renditur si depozita e dytë në vend pas atyre të Ahvaz.

“Po i them Shtëpisë së Bardhë që edhe pse keni vënë sanksione shitjes së natës tonë, inxhinierët iranianë kanë zbuluar 53 miliardë fuçi naftë. Një dhuratë e vogël për popullin tonë”, deklaroi Rouhani.

Irani është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, por ka vështirësi në shitjen e saj për shkak të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas deklaratës së presidentit, ministri për Naftën Bijan Zanganeh ka saktësuar që me teknologjinë e disponuar deri tani nga Irani, vetëm një pjesë e kësaj depozite gjigante mund të shfrytëzohet në treg./Opinion.al

Pas