Kryesore

Çfarë u diskutua? Përfundon takimi mes Bashës dhe ambasadorëve


               Publikuar në : 17:22 - 12/11/19 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pazhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të SHBA, Leyla Moses-Ones, ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf si dhe ambasadorin e BE, Luigi Soreca.

Takimi i Bashës me diplomatët ka zgjatur rreth 90 minuta, ndërsa zbulohet se tema kryesore ka qenë reforma zgjedhore, dhe situata politike në tërësi.

Pas takimit, e ngarkuara me punë e SHBA, Leyla Moses-Ones, nuk pranoi të bënte komente rreth asaj çfarë diskutoi me Bashën.

Leyla Moses-Ones: Takimi ishte privat, nuk kam komente.

Ndërkohë, Basha nuk ka dhënë detaje në lidhje se çfarë u diskutua në takimin e sotëm./Opinion.al

Pas