Aktualitet

Irani sulmoi sistemin TIMS në Shqipëri, SHBA: Dënojmë sulmin kundër aleatit tonë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:16 - 11/09/22 |
Opi Nion

Shqipëria duket se tashmë është objektiv i sulmeve kribernetike iraniane. Pak ditë pasi shteti shqiptarë ndërpreu marrëdhëniet diplomatike duke dëbuar nga diplomatët e Iranint, ky shtet duke se u hakmor duke sulmuar sistemin Times në aeroportin e  Rinasit.

Lidhur me sulmin kibernetik, ka reaguar dhe SHBA, e cila dënon sulmin e Iranit ndaj Shqipërisë. Përmes një mesazhi në Twitter SHBA-të theksojnë se aktivitet keqdashës vjen pas sulmit të 15 korrikut, po nga i njëjti shtet.

Mes të tjerash SHBA pohon se po ofron asistencën e saj që Shqipëria të rimëkëmbet nga ky sulm. Me sulmin ndaj sistemit TIMS për disa kohë u paralizua punë në aeroportin e Rinasit, por pas ndërhyrjeve, u arrit që të viheshin në punë dy sportele.

REAGIMI I SHBA

Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të hetuar dhe për t’u rimëkëmbur.

 

Pas