Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Irani për largimin e Bolton: Nxitësit e luftës duhet të shkarkohen

2019/09/11 at 3:56 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Irani për largimin e Bolton: Nxitësit e luftës duhet të shkarkohen

Irani iu ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që “të lënë anash nxitësit e luftës”, pas largimit të John Boltonit nga pozita e Këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare dhe në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Uashingtonit dhe Teheranit, për shkak të çështjeve bërthamore.

Duke folur në një takim të kabinetit të tij më 11 shtator, presidenti iranian, Hasan Rohani ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta kuptojnë se “armiqësia dhe nxitja e luftës nuk janë në të mirën e tyre. Të dyja duhet të braktisen”.

“Etja për luftë me presion maksimal duhet të largohet bashkë me nxitësin e luftës në detyrë”, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, Mohammed Javad Zarif.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë përkeqësuar marrëdhëniet prej majit të vitit 2018 kur presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Më vonë, SHBA-ja ka rikthyer të gjitha sanksionet ndaj këtij shteti.

Në përgjigjje të këtij veprimi, Irani ka hequr dorë nga disa pika të marrëveshjes, meqë ka nisur pasurimin e uraniumit në muajt e fundit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më 10 shtator se ka shkarkuar nga pozita Boltonin, i cili ka shërbyer në këtë pozitë nga prilli i vitit 2018, duke thënë se kanë “ekzistuar mospajtime të thella” në shumë çështje.

Bolton është raportuar të ketë kundërshtuar propozimet e fundit të presidentit për të biseduar me liderët e Teheranit, si dhe ka pasur qëndrim më të ashpër sa i përket Rusisë dhe Afganistanit.

Mahmud Vaezi, udhëheqës i zyrës presidenciale të Iranit, e ka përshkruar Boltonin si “armik të diplomacisë” dhe një nga “armiqtë më të mëdhenj të kombit iranian”.

Zyrtarët rusë kanë thënë më 11 shtator se Moska nuk pret përmirësim të marrëdhënieve me Uashingtonin pas shkarkimit të Boltonit.

“Ne nuk mendojmë se prezenca apo dorëheqja e ndonjë zyrtari, qoftë edhe ai në pozita të larta, mund të ketë ndikime serioze për ndryshim të politikës së jashtme amerikane”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve në Moskë.

“Siç e ka përsëritur presidenti Putin, ne ende dëshirojmë të gjejmë rrugë për marrëdhënie bilaterale, mirëpo ne nuk mund të arrijmë këtë të vetëm. Ne jemi duke shpresuar për reciprocitet. Ne po ashtu shpresojmë të shohim prezantim të një politike të tillë herët apo vonë”, ka shtuar ai./ Burimi: REL

Ju sugjerojmë

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100

8 Korrik, 2025 9:02 am
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë

8 Korrik, 2025 8:59 am
Shqipëria me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë, sipas fuqisë blerëse
Aktualitet

Shqipëria me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë, sipas fuqisë blerëse

8 Korrik, 2025 8:48 am
Ndryshimet në buxhet/ Shkurtohen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për..
Aktualitet

Ndryshimet në buxhet/ Shkurtohen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për..

8 Korrik, 2025 8:46 am
Punimet në superstradën Tiranë-Durrës, Rama: Korsitë e reja drejt përfundimit
Aktualitet

Punimet në superstradën Tiranë-Durrës, Rama: Korsitë e reja drejt përfundimit

8 Korrik, 2025 8:41 am
Aksident në hyrje të Lezhës, taksisti përfundon te “Trauma”
Aktualitet

Aksident në hyrje të Lezhës, taksisti përfundon te “Trauma”

8 Korrik, 2025 8:35 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Aktualitet

Parashikimi i motit, 8 korrik 2025

8 Korrik, 2025 8:30 am
Afro pesë muaj në qeli, Gjykata e Lartë vendos sot për Veliajn
Aktualitet

Afro pesë muaj në qeli, Gjykata e Lartë vendos sot për Veliajn

8 Korrik, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 8 korrik 2025

8 Korrik, 2025 8:15 am
Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Para
Tahiri dhe Habilajt, publikohen email-et që u paraqitën në gjykatë nga…

Tahiri dhe Habilajt, publikohen email-et që u paraqitën në gjykatë nga...

Presidenti Çek: Diskutime për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Presidenti Çek: Diskutime për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Jahti i braktisur, flet gruaja e kapitenit të humbur: Vajza pyet për të…

Jahti i braktisur, flet gruaja e kapitenit të humbur: Vajza pyet për të...

TE FUNDIT

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
8 Korrik, 2025

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e papritura që goditën Teksasin qendror në SHBA, të premten e kaluar, kaloi mbi...

Lexo më shumë

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
8 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se vendi i tij do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë,...

Lexo më shumë

Shqipëria me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë, sipas fuqisë blerëse

Shqipëria me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë, sipas fuqisë blerëse
8 Korrik, 2025

Një familjeje mesatare shqiptare i duhen mesatarisht 16.3 vite pune për të blerë një apartament. Kjo kohë është më e...

Lexo më shumë

Ndryshimet në buxhet/ Shkurtohen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për..

Ndryshimet në buxhet/ Shkurtohen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për..
8 Korrik, 2025

Ndryshimet e mes-vitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak ditë më parë nga parlamenti rrisin më tej financimin për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com