Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

INTERVISTA/ Rama në gazetën greke: S’po kërkojmë tokat e Çamërisë, duam vetëm lëvizjen e lirë. Për ‘Detin’ jemi pranë marrëveshjes

2018/02/06 at 9:22 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
INTERVISTA/ Rama në gazetën greke: S’po kërkojmë tokat e Çamërisë, duam vetëm lëvizjen e lirë. Për ‘Detin’ jemi pranë marrëveshjes

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për gazetën greke “Ta Nea” se qeveria shqiptare është shumë pranë marrëveshjes me Greqinë lidhur me kufijtë detare. “Marrëveshja do të jetë e drejtë për të dy palët” ka thënë kryeministri ynë.
Sa i takon çështjes çame, Rama ka deklaruar se është çështje e të drejtave themelore të njeriut. “Kanë të drejtë të udhëtojnë në Greqi si çdo qytetar europian”, duke shtuar se “nuk mund te imagjinohet qe ne shekullin e 21 disa njerez nuk mund te hyjne dot ne Greqi”.


Intervista e plotë

Cili është vlerësimi juaj për marrëdhëniet dypalshe Greqi-Shqipëri sot?

Njerëzit e thjeshtë, në Shqipëri dhe Greqi, gjithmonë manifestojnë ngrohtësi dhe mikpritje për njëri-tjetrin. Historia na ka bashkuar nga lashtësia dhe përgjatë historisë ekzistojnë shumë shembuj të mëdhenj/të vecantë ku njëra palë të bëjë veprime të mira/pozitive ndaj palës tjetër. Shqiptarët strehuan fqinjët e tyre, duke i ofruar ndihmë, duke i ofruar mbështetje robërve fatkeqë të luftës Greko-Italiane dhe grekët bënë të njëjtën gjë me ne, kur ne dolëm nga periudha e turpshme/e fëlliqur e diktaturës komuniste.

Si Kryeministër jam angazhuar që nga dita e parë që të ndërtoj një marrëdhënie strategjike midis Greqisë dhe Shqipërisë e bazuar në respekt të ndërsjelltë, në besim dhe dëshirë për të ecur dorë për dorë drejt një të ardhme të mirë për të dy popujt tanë. Nuk ka qënë e lehtë. Kemi pasur tensionet dhe fërkimet tona, por megjithë këto, çështjet midis nesh i kemi përballuar me sinqeritet nga të dy palët.

Përkrah faktit se në këtë periudhë nuk kemi pasur kontakte të nivelit të lartë midis dy qeverive tona, ne kemi mundur të zhvillojmë/t’i japim frymë një mirëkuptimi të mirë dhe të thellë të shqetësimeve tona nga të dy palët.
Besoj se tani gjendemi në një pozicion për t’i përmirësuar në mënyrë të rëndësishme marrëdhëniet tona, duke i ndërtuar ato mbi një punë e cila është bërë nga të dy palët, për të përballuar çështjet e të shkuarës, duke na lejuar ne të ecim/udhëtojmë sëbashku drejt një të ardhme më të mirë për popujt tanë, kombet tona, dhe për rajonin tonë. Jam i bindur se e gjithë puna e vështirë të cilën kemi marrë përsipër, dhe që do duhet së shpejti në vazhdim, do të japë frytet e veta dhe do na bëjë të gjithë krenarë.

Dy vendet janë në negociata për të zgjidhur cështje të ndryshme. Si Kryeministër e keni shtruar cështjen e camëve. Cfarë kërkohet saktësisht nga Tirana?

Nga pala greke, kjo çështje/temë është trajtuar si shfaqje e një agjendë të fshehtë nga ana jonë për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dua të jem tepër i qartë, ashtu sikurse jemi dhe me miqtë tanë në Athinë, që një pretendim i tillë territorial thjesht nuk ekziston. Nuk mund të jem dakort më shumë se kaq me ju përveç se çështje territoriale midis Greqisë dhe Shqipërisë nuk mund të ekzistojë.

Burimet që e nxisin një fantazi të tillë, që nganjëherë gjejnë vend në cepat e skajshëm/ekstremë të skenës poltike, kërcënojnë për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të minuar të ardhmen.

Pra, duhet që të gjithë të kuptojnë qartë se për aq sa na takon ne këtu në Shqipëri “çështja e çamëve” ekziston vetëm si çështje themelore e të drejtave të bashkëpatriotëve tanë shqiptarë të cilët dikur jetonin në vendin tuaj, dhe asgjë më tepër/më tej.
Sinqerisht nuk besoj se çdo njeri i mençur do të ishte në kundërshtim me qëndrimin që ata njerëz gëzojnë të drejtën të udhëtojnë dhe të vizitojnë Greqinë ose që ata apo fëmijët e tyre duhet të kenë mundësinë për të fituar të drejtat mbi pasurinë në rrugë ligjore, ashtu sikurse natyrisht çdo qytetar evropian vepron.

A mund ta imagjinoni sot në Evropën e shekullit të 21 që njerëz të plakur burra dhe gra në Shqipëri e kanë të ndaluar të kalojnë kufirin e Greqisë fqinje, sepse rrënjët e tyre janë nga një rajon i vendit tuaj?

E njëjta gjë ekziston dhe për absurditetin e ruajtjes së Ligjit të Luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë, një fantazëm e gjallë e së shkuarës që qëndron pezull midis nesh, pasojat ligjore të të cilit krijojnë pengesa të padurueshme për qytetarët që përmenda më lart por edhe për shumë të tjerë.

Sa afër jemi me përcaktimin e AOZ-ve midis Greqisë dhe Shqipërisë?

Jam shumë i kënaqur që ndërsa kemi rënë dakord të ulemi në tryezë së bashku dhe të bisedojmë me zemra dhe mendje të hapur, ashtu sikurse bëjnë popujt tanë të cilët jetojnë si fiqnjë, si në Shqipëri dhe në Greqi, jo vetëm që mund të zgjidhim çdo mosmarrëveshje dhe keqkuptim të së shkuarës, por mund gjithashtu të gjejmë zgjidhjet më të mira për të ardhmen tonë të përbashkët. Jemi pranë një marrëveshje për kufirin detar, e cila do të jetë e drejtë dhe për Shqipërinë dhe për Greqinë.

Të martën, BE-ja do të celë diskutimet për zgjerimin e saj drejt vendeve të Ballkanit. Çfarë dëshironi të dëgjoni nga BE?

Sot, BE-ja ka nevojë për Ballkanin po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Kushdo që nuk e beson nuk e kupton në realitet rëndësinë e Ballkanit për paqe dhe stabilitet në Evropë.

Unë dëshiroj të dëgjoj nga Këshilli Evropian një strategji të qartë për bashkimin/trupëzimin e Ballkanit me Bashkimin Evropian si pjesë e një strategjie më të gjerë për Bashkimin Evropian. Në një peiudhë të ndryshimeve të rëndësishme në botë kemi nevojë për një BE me strategji, me rol udhëheqës botëror/global, e dedikuar ndar vizionit dhe vlerave të saj, në vend që të drejtohet ndaj taktikave dritëshkurtër të paqarta, dhe pa marrë vendime mbi bazë të kritereve aftshkurtra politike.
Shqipëria ka të drejtën e një rekomandimi të drejtëpërdrejtë që të hapen negociatat, dhe nuk pres asgjë më pak nga Komisioni i Evropës si fillim dhe nga Këshilli pak më vonë.

Qeveria greke është duke u përballur dhe me zgjidhjen e çështjes së emrit të FYROM. Cili është mendimi juaj për këtë temë?

Ka ardhur koha të zgjidhet kjo çështje, dhe ku ka dëshirë gjithmonë ka dhe mënyra. Greqia ka kaluar kohë të vështira për shkak të një krize të dhimbshme, e cila pati si efekt anësor që të mbajë të vetmin vend – anëtar të BE-së në rajonin tonë larg nga zhvillimet periferike dhe betejat e viteve të fundit.

Përpos këtyre, për arsye të dëshirës së fortë politike për të luftuar me reforma të dhimbshme dhe masa të vështira, duket se vendi juaj e ka gjetur rrugën e tij dhe rikthehet në politikën periferike. Ky është një lajm i shkëlqyer për të gjithë ne në rajon.
Zgjidhja e çështjes së emrit është në interes të të gjithëve dhe shpreh intersat e vendit tuaj gjithashtu. Një Maqedoni (sido që të quhet në bazë të marrëveshjes) stabël, demokratike dhe e begatë, është e rëndësishme për të ardhmen e popullit të saj, të rajonit, dhe të Greqisë gjithashtu. Shpresoj të mbizotërojë vizioni strategjik dhe vendosmëria për zgjidhjen e kësaj çështje pasi taktika të politikave dritëshkurtër nuk do të na drejtojnë drejt së ardhmes ku të gjithë palët gëzojnë të drejtën.

*Botuar në faqen e parë të gazetës Ta Nea– Intervistoi Aleksia Kefala

Etiketa: Cameriadetigazeta grekemarreveshtjaramatoka


Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Foto/Vdekja e djalit te vetëm të Tinka Kurtit nga infarkti, përcjellja për në banesën e fundit në Kanada

Foto/Vdekja e djalit te vetëm të Tinka Kurtit nga infarkti, përcjellja për në banesën e fundit në Kanada

Kthim në të Ardhmen e turizmit (kulinar)

Kthim në të Ardhmen e turizmit (kulinar)

Gjesti fisnik i shqiptarit habit Australinë: Gjeti 6 mijë dollarë në tren dhe ja riktheu pronares, ja si u shpreh

Gjesti fisnik i shqiptarit habit Australinë: Gjeti 6 mijë dollarë në tren dhe ja riktheu pronares, ja si u shpreh
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}