Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Koka: Serveri i Tatimeve, tani hapet vetëm nga Komisioni Hetimor

2015/10/24 at 8:54 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista/ Koka: Serveri i Tatimeve, tani hapet vetëm nga Komisioni Hetimor

Gazetari i News 24 Spartak Koka, në një intervistë të dhënë për Opinion.al, ka shpjeguar përmbajtjen e dosjes tashmë të mbyllur nga Prokuroria, të asaj që u cilësua skandali i Serverit të Tatimeve, ku në fund të vitit 2014 nga ky server u morën të dhëna për bizneset duke cënuar sigurinë e tyre.


Serveri i Tatimeve, duket se ishte harruar si çështje, por ju e risollët me publikimin e dosjes. A është rastësor fakti që çështja hidhet në opinionin publik dy ditë pasi parlamenti vendosi ti hapë rrugë komisionit hetimor?

Materialin e vendimit të pushimit të prokurorisë  të qershorit 2015, ne e kemi siguruar disa javë para se konferenca e kryetarëve të vendoste për ringritjen e këtij komisioni. Sigurisht po punonim për të siguruar dhe dokumentat të tjera të rëndësishme nga dosja hetimore (një pjesë të të cilave tashmë i disponojmë ) dhe për këtë arsye vonuam publikimin. Për çështjet në investigim, ne si redaksi veprojmë sipas një kalendari të përcaktuar, në bazë të të cilit u vendos edhe për kronikën e sotme. Pra, për t’iu përgjigjur më konkretisht pyetjes tuaj, një rastësi, që nuk ka lidhje me votimin e parlamentit.

Çfarë përmban dosja hetimore, cilat janë argumentat e prokurorëve për ta mbyllur këtë çështje?

Vendimi i plotë i pushimit të cështjes, bazohet kryesisht në dy akt ekspertimet kompjuterike dhe në dëshmitë e personave që kanë patur dijeni për rrethanat e problematikës së shfaqur në serverin qendror të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Dy argumentat kryesore ku mbështet prokuroria janë:

  1. Mos ardhja e pasojave faktike nga zhdukja e përkohëshme e të dhënave në sistem. Në këtë rast prokuroria shprehet se nisur nga fakti që disa procese në sistem si transportimi, transformimi dhe pastrimi i të dhënave nuk janë plotësisht automatike , atëherë mund të ndodhin gabime në konfigurimet e të dhënave që mund të sjellin anomali. Sipas prokurorëve të dhënat janë në databazë.

 

  1. Në pikën e dytë me rëndësi është fakti që prokuroria pranon për herë të parë zyrtarisht se të dhënat e sistemit tatimor janë klonuar dhe kopjuar në server nga grupi auditues. Por ky veprim sipas prokurorisë nuk përbën vepër penale pasi është i justifikuar me një urdhër të Ministrit të Financave të datës 12 nëntor 2013 ( 3 ditë para se të kopjoheshin të dhënat).

 

 

Pra s’ka pasur asgjë sipas prokurorisë? Asnjë shkelje ligjore?

Prokuroria ka hetuar për rreth 20 muaj dhe në 15 faqe të materialit përmbledhës arsyeton se për asnjërin prej kallëzimeve nuk ka elementë të veprës penale. Por ndryshe mendon dhe gjykon ende sot ish drejtori i IT ne Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Renald Rista , i cili në një intervistë për Neës 24  u shpreh se me kopjimin e të dhënave është shkelur haptazi ligji për procedurat tatimore e më konkretisht neni për kofidencialitetin.

 

Po roli i ish- IT së Tatimeve cili është në këtë çështje? A i vazhdon pretendimet e tij?

Renald Rista ish drejtori i IT ka një rol kyç në të gjithë çështjen, ai ndodhet në dy pozita dhe i akuzuar dhe akuzues. Për akuzat e ngritura ndaj tij, prokuroria mendon se nuk ka vepër penale por edhe për akuzat që ai ka ngritur ndaj Brisida Shehajt dhe grupit auditues nuk ka elementë të veprës penale.

  1. Rista vazhdon ti qëndroj me këmbëngulje bindjes së tij juridike se me klonimin e të dhënave të të gjithë bizneseve është shkelur hapur ligji. Gjithashtu sipas tij një udhëzim ministri i cili bie ndesh me ligjin nuk mund të prevalojë mbi ligjin, mund të sjellë që në Komisionin e ri Hetimor për Serverin e Tatimeve, Z. Rista të jetë person i rëndësishëm në zbardhjen (nëse ka ) e shkeljeve ligjore me karakter penal.

Kur prokuroria mbyll hetimet a ka rrugë të tjera për të kërkuar drejtësi?

Afati Ligjor i ankimimit në gjykatë  për vendimin  e pushimit të prokurorisë ka përfunduar. Por në kontekstin e ringritjes dhe rifunskionimit të komisionit hetimor parlamentar, nisur nga provat, faktet, grupfaktet apo dëshmitë e reja që mund të zbuloj ky komision, organ i akuzës ka të gjithë tagrin ligjor për rihapjen e çështjes.

Keni info nëse palët do ta ndjekin këtë çështje?

Deri tani asnjëra nga palët nuk e ka ndjekur ligjërisht qoftë si zgjedhje e tyre apo si pamundësi për shkak të artificave kohore ligjore të përdorura në njoftimin e vendimit të pushimit. Gjithsesi, tashmë duan apo nuk duan palët, çështje do të rihetohet jo më nga prokuroria por nga një komision parlamentar.

 

 

 



Ju sugjerojmë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026 8:36 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Para
Nervozohet Rama: Nuk kam thënë që kam 3 mijë euro pasuri

Nervozohet Rama: Nuk kam thënë që kam 3 mijë euro pasuri

Meta në Washington, Rama në Hong Kong,  po punët e Shqipërisë kush i drejton?

Politikanet pranojne qe kane vjedhur, por nuk denohet asnje!

Durrës, u përplasën me murin, 2 të vdekur në aksident

Durrës, u përplasën me murin, 2 të vdekur në aksident

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}